Sao Paulo shkëput kontratën me Alvesin, futbollistin më të trofeshëm në histori të futbollit

  • S.A /
  • 17 September 2021 - 09:29
Sao Paulo shkëput kontratën me Alvesin, futbollistin më të trofeshëm në histori të futbollit

Dani Alves nuk është më pjesë e Sao Paulo.

Klubi brazilian ka bërë të ditur se me marrëveshje të dy anshme, kanë rënë dakord për të shkëputur kontratën me Dani Alves.

Ishi i Barcelonës kishte kontratë deri në dhjetor të 2022, por për arsye ende të pazbuluara, ai tashmë është futbollist i lirë.

38-vjeçari momentalisht është futbollisti më i trofeshëm në histori të futbollit. 

(Kosova Sot Online )