Sarri flet për gabimin e Strakoshës dhe të ardhmen e Muriqit

  • S.A /
  • 17 September 2021 - 14:45
Sarri flet për gabimin e Strakoshës dhe të ardhmen e Muriqit

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri ka folur pas humbjes 1-0 të ekipit të tij ndaj Galatasarayt në kudër të Ligës së Evropës, ku në theks të veçantë ishin portieri shqiptar, Thomas Strakosha dhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi.

Lazio u mposht me rezultat minimal 1-0 nga Galatasaray në Stamboll, në takimin e vlefshëm për Grupin E.

Goli i vetëm për turqit u shënua në pjesën e dytë falë një gabimi të madh nga portieri shqiptar, Strakosha. Pas ndeshjes, Sarri ka folur në konferencë për shtyp, duke e cilësuar humbjen si të pafat.

“Strakosha bëri një gabim dhe ne pranuam një gol të pafat”, ka thënë fillimisht Sarri pas ndeshjes.

“Në fakt luajtëm mirë. Ishim duke luajtur një ndeshje të kontrolluar. Fatkeqësisht, ne pranuam një gol të pafat dhe humbëm ndeshjes”,

I pyetur nëse ekziston mundësia qe Muriqi të kthehet në Turqi, ku është lidhur me një transferim të Fenerbahce, Sarri mohoi një gjë të tillë.

“Nuk e di nëse Fenerbahce ka bërë një ofertë sepse nuk jam drejtor sportiv. Megjithatë, ne duam që Vedati të qëndrojë me ne”.

“Ne nuk duam që ai të largohet nga ekipi”, përfundoi trajneri italian.

(Kosova Sot Online )