E konfirmon Pioli, Milani pa Ibrahimovic dhe Giroud ndaj Juventusit

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 16:14
E konfirmon Pioli, Milani pa Ibrahimovic dhe Giroud ndaj Juventusit

Stefano Pioli ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud s’do të jenë për ndeshjen me Juventusin.

Në kampin e kuqezinjve shpresonin të paktën ta kenin Giroudin, por as sulmuesi francez nuk ia ka dal, ani pse ishte në stol për ndeshjen me Liverpoolin në Ligën e Kmapionëve.

“Ibrahimovic nuk është më mirë krahasuar se si ka qenë para ndeshjes me Liverpoolin, kështu që s’do të jetë për sfidën me Juventusin, s’do të jetë as Giroud”, u shpreh Pioli në konferencë për media.

“Ibra dëshiron të jetë superman, por s’mundet”. 

(Kosova Sot Online)