Çfarë Bayerni i frikshëm, ia shënon shtatë gola Bochumit

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 17:47
Çfarë Bayerni i frikshëm, ia shënon shtatë gola Bochumit

Bayern Munich nuk ka të ndalur. “Bavarezët” në xhiron e pestë në Bundesligë mposhtën Bochumin me rezultat të thellë 7:0.

Llogarinë e golave për vendasit e hapi Leroy Sane në minutën e 17-të të ndeshjes, për ta vazhduar Kimmich 1`0 minuta më vonë.

Në minutën e 32-të Gnabry e shënoi edhe golin e tretë, kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë Lampropoulos e shënoi një autogol për rezultatin 4:0.

Robert Lewandowski u shënua në listën e golashënuesve, kur realizoi në minutën e 61-të.

Kimmich e realizoi edhe golin e dytë personal dhe të shtatin për vendasit në minutënm e 65-të, kurse për epilogun e këtij takimi u përkujdes Choupo-Moting që shënoi në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Bayern Munich merr përkohësisht primatin në tabelë me 13 pikë pas pesë xhirove, teksa ka realizuar 20 gola, me një mesatare për katër gola në ndeshje. 

(Kosova Sot Online)