Pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani-Llapi nis me rreth gjysmë ore vonesë, ndërhyn policia

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 17:49
Pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani-Llapi nis me rreth gjysmë ore vonesë, ndërhyn policia

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Ballkani-Llapi, por me rreth 30 minuta vonesë.

Kjo ndodhi për shkak se u vendos të zbrazej stadiumi dhe u desh të ndërhynte edhe Policia e Kosovës.

Gjatë pjesës së parë pati gjithashtu telashe, ku tifozët vendas e ofenduan trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën.

Kështu, u vendos që vazhdimi i ndeshjes të bëhej pa praninë e tifozëve.

Rezultati momental është 1:0 për Ballkanin.

(Kosova Sot Online)