Malisheva vazhdon me formë të lartë, e mposht edhe Feronikelin

  • G.G /
  • 18 September 2021 - 18:08
Malisheva vazhdon me formë të lartë, e mposht edhe Feronikelin

Malisheva ka vazhduar me formë fantastike në sezonin debutues në Superligën e Kosovës në futboll.

Malishevasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Feronikelit në kuadër të javës së pestë.

Golin e vetëm për Malishevën që po debuton këtë sezon në Superligë e shënoi mesfushori Donart Vitija në minutën e 60.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e dytë, kurse Feronikeli mbetet i gjashti me gjashtë pikë. 

(Kosova Sot Online)