Reagon Jones: Derisa unë e shijoj jetën, luftëtarët e tastierës do të ngelin në të brendshmet e tyre në dhomat e nënave

  • S.A /
  • 20 September 2021 - 11:56
Reagon Jones: Derisa unë e shijoj jetën, luftëtarët e tastierës do të ngelin në të brendshmet e tyre në dhomat e nënave

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Phil Jones, ka reaguar ndaj mesazheve urrejtëse që i ka pranuar online në vitin e fundit, duke thënë se ai po e shijon jetën derisa, siç i quajti, “luftëtarët e tastierës do të kenë ngelur në të brendshëm e tyre ulur nw dhomat e nënave të tyre”.

Jones i ka kaluar 10 vitet e fundit të karrierës në United, të cilit iu bashkua nga Blackburni më 2021, dhe i ka bërë më shumë se 200 paraqitje për klubit në të gjitha garat.

29-vjeçari i ka fituar pesë trofe në Old Trafford, përfshirë Premierligën, por nuk ka luajtur për djajtë e kuq që prej janarit 2020 për shkak të një lëndimi të rëndë në gju.

Jones është abuzuar në rrjetet sociale vazhdimisht gjatë kohës kur po e shëronte lëndimin e rëndë, por ai këmbëngul se ende është i fortë mendërisht, pavarësisht përpjekjeve të frikacakeve të fshehur pas ekranit për ta fundosur.

“Më gjasë jam cak i lehtë. Çdo futbollistit i vihet një etiketë fatkeqësisht dhe e imja është ‘Hajde të qeshim më të’”, tha Jones për The Times.

“Kur të përfundojë karriera ime dhe unë do të jem duke e shijuar jetën dhe meqë ra fjala jam me fat që do të jem në gjendje ta shijoj atë – luftëtarët e tastierës do të kenë ngelur në dhomën e fjetjes së nënës, duke pirë Peps, duke ngrënë Pot Noodles të ulur në të brendshëm e tyre dhe duke shkruar në Twitter”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )