Turqia e shkarkon trajnerin dhe e zëvendëson me një gjerman

  • S.A /
  • 20 September 2021 - 10:32
Turqia e shkarkon trajnerin dhe e zëvendëson me një gjerman

Përfaqësuesja e Turqisë e ka emëruar gjermanin Stefan Kuntz në postin e trajnerit të ekipit kombëtar.

Pas shkarkimit te veteranit Senol Gunes për rezultate të dobëta, që kulmuan me humbjen e thellë 6-1 ndaj Holandës, federate turke ka emëruar në këtë detyrë Stefan Kuntz, 58-vjeçarin gjerman, i cili në 5 vitet e fundit ka drejtuar Shpresat e Gjermanisë, duke arritur tri herë në finalet e Evropianit, trofe që e ka fituar në dy raste, në 2017-ën dhe 2021-shin.

Objektivi i Kuntz do të jetë kthimi i Turqisë në shina në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, teksa pas një starti mbresëlënës me dy fitore, 4-2 ndaj Holandës dhe 0-3 përballë Norvegjisë, ka rrëshqitur në vendin e tretë në Grupin G si pasojë e barazimeve të papritura në shtëpi me Malin e Zi dhe Letoninë.  

Drejtori i Përgjithshëm i përfaqësueses së Turqisë, Hamit Altıntop, shpjegoi se Kuntz kishte qenë kandidati kryesor që në fillim, ndërsa ish-trajneri i Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, dhe ukrainasi Andriy Shevchenko u përmendën gjithashtu si kandidatë të mundshëm.

Turqia nuk është kualifikuar në finalet e Botërorit që nga ajo paraqitje mbresëlënëse (vendi i tretë) në Korenë e Jugut dhe Japoni në vitin 2002.

Ndeshja e parë e Kuntz në krye të Turqisë do të jetë kundër Norvegjisë, më 8 tetor, ndërsa tri ditë më vonë e pret transferta me Letoninë.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, fituesi i Euro 1996 është në Superligën e Turqisë me Beshiktasin në sezonin 1995-1996.

(Kosova Sot Online )