Hulk njofton se po pret fëmijë me mbesën e ish-gruas

  • G.G /
  • 20 September 2021 - 15:54
Hulk njofton se po pret fëmijë me mbesën e ish-gruas

Sulmuesi brazilian Givanildo Vieira de Sousa, i njohur si Hulk, ka njoftuar se partnerja e tij e re Camila Sousa – e cila rastësisë të jetë mbesa e ish-gruas së tij – është shtatzënë me fëmijën e tij të katërt.

Përfaqësuesi i Brazilit po e pret fëmijën e katërt dhe të parin me mbesën e ish-gruas.

Hulk, 35-vjeçar, e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

Në një fotografi të postuar përkrah gruas së vet Camila Sousa, ai shihet duke e mbajtur një fotografi të foshnjës.

Hulk ishte xhaxhai i Camilës gjatë 12 vjetëve martesë të tij me ish-gruan Iran Angelo.

Lajmet për lidhjen e Hulkut dhe Camilës dolën në dhjetor të vitit 2019, vetëm pesë muaj pasi martesa e yllit brazilian me Iranin mori fund në qershor të atij viti.

Hulk dhe Camilla u martuan në shtator të vitit të kaluar derisa ai po luante edhe për klubin kinez Shangai SIPG, pas ndarjes nga nëna e tre fëmijëve të tij – dy djemve dhe një vajze.

Në postimin në Instagram për shtatzëninë e Camilës, Hulk shkroi: “Sot, me zemër të mbushur plot mirënjohje për Zotin, do ta ndaj me ju lajmin se jam i bekuar se do të bëhem baba për herë të katërt”.

“Zemra më është tejmbushur me kaq shumë lumturi dhe vetëm Zotin mund ta falënderoj”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)