Drilon Hajrizi, MVP i xhiros së dytë

  • E.K /
  • 20 September 2021 - 17:48
 Drilon Hajrizi, MVP i xhiros së dytë

Sfidat e xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll kanë sjellur ballafaqime mjaft interesante.

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi ishte lojtari më i dalluar i mitrovicasve në përballje me Prizrenin 16, që ishte dramatik deri në fund dhe me shumë kthesa. Hajrizi shënoi 22 pikë dhe kishte nëntë kërcime, gjashtë asistime dhe dy vjedhje të topit.

Ndërkohë, pesë basketbollistët me efektshmërinë më të lartë (indeksin) në xhiron e dytë ishin Nick Banyard i Rahovecit 38, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16, 32, Wendell Mitchell i Sigal Prishtinës 30, Milik Yarbough i Rahovecit 30 dhe Drilon Hajrizi i Trepçës 30.

(Kosova Sot Online)