Pogba sfidoi tifozin, Carrick ndërhyri për të qetësuar situatën

  • E.K /
  • 20 shtator 2021 - 18:45
 Pogba sfidoi tifozin, Carrick ndërhyri për të qetësuar situatën

Një gol në minutën e 89′ dhe një penallti e humbur në të 95-ën, i ka dhënë tre pikët Manchester United në transfertën ndaj West Ham-it, megjithatë këto episode kanë qenë vërtetë të vështira për t’u kapërdirë nga tifozët vendas.

Në përfundim të ndeshjes, mesfushori Paul Pogba, teksa ishte duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes, është përfshirë në një debat verbal me një nga tifozët e “hummers”, dhe e ka sfiduar atë për disa sekonda.

Tifozi i acaruar vendas, i kërkonte francezit të mbyllë gojën, por Pogba e ka sfiduar me një mbajtje goje të hapur për disa sekonda, ndërsa më pas ka ndërhyrë ndihmës-trajneri i “djajve të kuq”, Michael Carrick, që ka tërhequr futbollistin drejt dhomave të zhveshjes, për të shmangur një acarim të mëtejshëm të situatës.

(Kosova Sot Online)