Amir Rrahmani reagon pas golit ndaj Udineses, ka një falënderim të veçantë

  • S.A /
  • 21 September 2021 - 08:42
Amir Rrahmani reagon pas golit ndaj Udineses, ka një falënderim të veçantë

Amir Rrahmani ka thënë se ai falënderoi partnerin e tij Kalidou Koulibaly për asistimin dhe beson se do të ketë kohë të mjaftueshme për të luajtur këtë sezon me Napolin.

Reprezentuesi e Kosovës shënoi një gol me kokë në fitoren e thellë 4-0 të Napolit ndaj Udineses në kuadër të javës së katërt të Serie A.

Gjatë ndeshjes së njëjtë të sezonit të kaluar, ai pati një lojë aq të keqe sa Gennaro Gattuso e zëvendësoi atë gjatë pushimit mes pjesëve.

“E mbaj mend shumë mirë, por një futbollist profesionist duhet të jetë në gjendje të harrojë dhe të fillojë përsëri”, ka thënë fillimisht 27-vjeçari për DAZN.

“Ajo që ndodh sot do të harrohet nesër, gjithmonë duhet të përqendroheni në atë që do të vijë më pas”.

“Ne fituam sot dhe tani duhet të kalojmë fokusin në ndeshjen e së mërkurës”.

(Kosova Sot Online  )