
Lexoni edhe:
Nuk çuditem nëse Usyk e rreh Joshuan, thotë ish-kampioni i botës Groves
Një situatë suerreale e përjetuar në Suriname, në ndeshjen midis Inter Moengotapoe dhe Olimpia të Hondurasit që korrespondon me raundin e 16-të të Ligës Concacaf.
Sfidë që futet në histori për shkak të debutimit të profesional të Ronnie Brunswijk, nënpresidentit aktual të Suriname. Edhe pse 60 vjeç, ky ish-gueril, pronar i ekipit Moengotapoe, i befasoi të gjithë kur zbriti në fushë me shiritin e kapitenit për të luajtur në këtë duel, duke u bërë lojtari më i vjetër që është aktivizuar në një turne zyrtar në këtë konfederatë.
Nuk çuditem nëse Usyk e rreh Joshuan, thotë ish-kampioni i botës GrovesLexoni edhe:
I lindur më 7 mars 1961, Brunswijk luajti 53 minuta, madje në fushë ishte edhe djali i tij, Damian. Ky politikan kontrovers, edhe pse nuk mundi ta shmangte humbjen e Interit me rezultat të thellë 0-6, ishte protagonisti kryesor i përplasjes.
Karriera e futbollit e Brunswijk, për momentin, do të jetë e kufizuar në një ndeshje të vetme, pasi ai nuk do të jetë në gjendje ta luajë takimin e kthimit. Arsyeja? Ai nuk mund të largohet nga Surinami, pasi kërkohet nga Interpoli për krime të lidhura me trafikun e drogës.
Babai i 50 fëmijëve, grabitës banke në rininë e tij, pronar i një miniere ari … dhe tani edhe një futbollist profesionist. Karriera e këtij personazhi është e denjë për studim.
Ronnie Brunswijk, 60-year-old vice president of Suriname played 54 minutes for Inter Moengotapoe which he owns in a CONCACAF match vs Olimpia. They lost 6-0.
— . (@ElijahKyama) September 22, 2021
The former rebel leader was prosecuted for drug trafficking and convicted in absentia in 1999. pic.twitter.com/R81RKOJXw9
(Kosova Sot Online )