Reali fiton me spektakël në “Santiago Bernabeu”

  • G.G /
  • 23 September 2021 - 07:26
Reali fiton me spektakël në “Santiago Bernabeu”

Real Madridi ka dhuruar spektakël në “Santiago Bernabeu”.

Los Blancos e kanë mundur 6-1 Mallorcan, për të marrë në fund tri pikë nga takimi i xhiros së gjashtë në La Liga,.

Ishte nata e Marco Asensios, që po kalon nëpër një sezon të vështirë me Carlo Ancelottin, nuk po ka minuta.

Sido që të jetë, Ancelotti vendosi ta fusë titullar kundër Mallorcas dhe ai shkëlqeu me tre gola, derisa dy të tjerë i shënoi Karim Benzema dhe në fund Isco për 6-1.

Golin e nderit për mysafirët e shënoi Lee Kang-In.

Me këtë fitore, Reali ka rimarr kreun në La Liga, tani me 16 pikë të grumbulluara, dy më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletico Madrid.

(Kosova Sot Online)