Lexoni edhe:
Ancelotti lavdëron ekipin pas fitores së thellë ndaj Mallorcas
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka pranuar se e kishte kuptuar vonë se trajneri i skuadrës, Ronald Koeman, do të dilte me një deklaratë befasuese në një konferencë shtypi, por këmbënguli se e respekton të drejtën e tij për të folur siç dëshiron. Koeman i habiti shumë njerëz kur nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve dhe e lexoi një deklarata para se të largohej nga dhoma e konferencës të mërkurën.Laporta ka treguar tani se ishte njoftuar nga Koeman vetëm pak kohë para se ai të dilte në konferencë para ndeshjes me Cadizin.
Ancelotti lavdëron ekipin pas fitores së thellë ndaj MallorcasLexoni edhe:
“Ne e kuptuam në çastin e fundit se ai donte ta bënte atë deklaratë dhe ai është i detyruar të dalë në konferencë dhe është i lirë të përgjigjet dhe të flasë siç të dojë”, tha Laporta për Koemanin.
“Ne e respektojmë vendimin e trajnerit, por ne dhe kapitenët e kuptuam pak para se të ndodhte”, shtoi ai
(Kosova Sot Online )