
Lexoni edhe:
Usyk para meçit të madh të së shtunës: As që po mendoj për Joshuan
Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka bërë tatuazh në trupin e saj suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë Kosovën duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të mbajtura këtë verë në Tokio të Japonisë.Pejania e kishte nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi kishte fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.Triumfi i xhudistes tonë erdhi në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Usyk para meçit të madh të së shtunës: As që po mendoj për JoshuanLexoni edhe:
Ky sukses i madh i saj nuk ka mundur të anashkalohet lehtë nga vetë Distria, e cila ka vendosur ta përjetësoj në trup, duke e bërë tatuazh. Është kompania ‘Prishtina INK Tattoo’, e cila ka publikuar fotografinë me tatuazhin e ri dhe të vetëm të Distrias.
Tatuazhi i xhudistes tonë është bërë në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë.
(Kosova Sot Online )