Carabao Cup: Man City, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali i mësojnë kundërshtarët e radhës

  • S.A /
  • 23 shtator 2021 - 09:48
Carabao Cup: Man City, Liverpooli, Chelsea dhe Arsenali i mësojnë kundërshtarët e radhës

Kampioni në fuqi i Carabao Cup, Manchester City, do të përballet me West Hamin në udhëtim në rrethin e katërt të kësaj gare. Skuadra e Pep Guardiolës e mposhti bindshëm 6:1 Wycombe Wanderers të martën, duke mbetur në garë për ta mbrojtur titullin për herë të pestë radhazi. Liverpooli do të përballet me Preston, skuadrën nga kategoria e dytë e futbollit anglez – Championship.

Ndërkohë, Chelsea do të ketë punë me Southamptonin në Stamford Bridge për një vend në çerekfinale.

Përballje interesante e këtij rrethi do të jetë ajo mes Arsenalit dhe Leeds United.

Këto janë të gjitha çiftet e rrethit të katërt në Carabao Cup:

Image

(Kosova Sot Online )