Wilshere thotë se gruaja e tij do të vendosë për pensionimin e tij nga futboll

  • S.A /
  • 23 shtator 2021 - 15:06
Wilshere thotë se gruaja e tij do të vendosë për pensionimin e tij nga futboll

Jack Wilshere vijon të mbetet pa klub pasi Bournemouth e liroi. Ish-mesfushori i Arsenalit dhe Anglisë thotë se do t’ia lërë në dorë bashkëshortes së vet, Andriani Michael, të vendosur se kur është koha e duhur për të hequr dorë.

29-vjeçari po punon fort për të qenë në gjendjen e duhur fizike për të luajtur dhe së fundmi është duke u stërvitur në stadiumin e ish-klubit, Emirates. Një njeri me 34 paraqitje për Anglinë dhe 141 paraqitje në Premierligë po e ka të vështirë të gjejë klub për të luajtur, pasi mbeti lojtari i lirë këtë verë. Por ai ende nuk e ka asnjë ofertë të tavolinë dhe e pranon se do të vijë koha kur do t’i duhet të heqë dorë nga futbolli.

Duke folur për pensionimin e mundshëm, Wilshere tha: “Jo shumë kohë më parë, bisedova me zonjën time, i thashë se ajo mund të më tregojë mua, kur unë jam duke u përpjekur, duke stërvitur çdo ditë vetë dhe po kam dyshime, po e pyes veten pse po e bëj këtë nëse klubi po thotë jo”.

“I thashë zonjushës sime, shiko thjesht më thuaj kur është mjaft, më thuaj të mos stërvitem më vetë dhe mbase të përpiqem dhe përqendrohem në diçka tjetër”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )