Tifozët e Lyonit po çmenden për Xherdan Shaqirin, vazhdojnë ta thërrasin emrin e tij dhe ta duartrokasin pafund

  • S.A /
  • 23 September 2021 - 11:15
Tifozët e Lyonit po çmenden për Xherdan Shaqirin, vazhdojnë ta thërrasin emrin e tij dhe ta duartrokasin pafund

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri është bërë shpejtë njëri nga të preferuarit e tifozëve të Lyonit, të cilët e kanë pritur ngrohtë pas fitores ndaj Troyes, ku edhe shënoi golin e parë me klubin francez. Lyoni ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Troyes në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Ligue 1.

Golat në këtë ndeshje për vendasit u shënuan nga Xherdan Shaqiri (48’), Emerson Palmieri (72’) dhe Lucas Paqueta (87’).Ky ishte goli i parë për Lyonin i yllit shqiptar, Shaqiri, i cili në ditët e fundit të aftit kalimtar u transferua në Liverpooli.Megjithatë, Shaqiri shpejtë është bërë njëri nga të preferuarit e tifozëve të klubit francez me paraqitjet e tij të mira.Këtë më së miri e tregon edhe një video e bërë nga tifozët, të cilët e duartrokisnin Shaqirin për paraqitjen e tij të mira. Edhe djaloshi nga Zhegra ua ktheu duartrokitjet me dashuri.

Një gjë e ngjashme ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Strasbourg, ku tifozët me entuziazëm thirreshin emrin e tij pas asistimit dhe paraqitjes së mirë.

(Kosova Sot Online )