Treni i fundit për “Topin e Artë”, numrat flasim në favor të Karim Benzemas

  • E.K /
  • 23 September 2021 - 23:50
 Treni i fundit për “Topin e Artë”, numrat flasim në favor të Karim Benzemas

Karim Benzema është i vetmi përfaqësues i treshes së famshme BBC në Madrid dhe po e mban flamurin lart.

Të mërkurën ai shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime, të cilat e bëjnë atë lojtarin me më shumë gola dhe më shumë asistime në 5 ligat më të forta të Evropës. Me fjalë të tjera, sulmuesi francez ka marrë pjesë drejtëpërdrejt në 15 nga 22 golat e shënuar nga ekipi i Ancelottit deri më tani, 68%.

Numra që lejojnë Karimin të jetë sulmuesi i vetëm në Evropë që mund konkurojë Lewandowskin dhe Haaland.

E vërteta është se numrat e Benzema në 2021 janë tashmë për “Topin e Artë”.  Francezi në fakt barazohet me Lewandwëskin i cili gjithashtu ka marrë pjesë në 34 gola, duke shënuar 31 dhe asistuar 3 herë ndërsa lojtari i Real Madridit ka shënuar 23 dhe asistuar 11 herë.

Messi është i treti në 2021 duke u përfshirë në 31 gola, njëjtë dhe Haaland dhe më pas vjen Mbappe e Lukaku.

Tani për tani 287 gola të Benzemas me fanellën e Real Madridit e afrojnë atë me rekordin e Carlos Santillana (290) dhe synon mitin e historisë së klubit të bardhë, Alfredo Di Stefano, i cili ka shënuar 308 gola.

(Kosova Sot Online)