Barcelona vazhdon ngecjen, barazon me Cadizin

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 07:46
Barcelona vazhdon ngecjen, barazon me Cadizin

Barcelona ka vazhduar me ndeshje të dobëta në La Liga. Blaugrana ka barazuar sonte me rezultat 0-0 kundër Cadizit si mysafirë

Barcelona e Ronald Koeman nuk po di të këndellet.

Ata sonte kanë barazuar në ndeshjen e radhës kundër Cadizit me rezultat 0-0.

Pas barazimit me Granadan 1-1, ata sonte nuk kanë arritur më shumë se një pikë si mysafirë të Cadizit.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar me rastin e parë në ndeshje që u shënua në minutën e parë shtesë të takimit për Cadizin.

Ishte veterani Alvaro Negredo, cili mori një top të mirë në zonë të rreptësisë, godit por topin e priti portieri për ta devijuar atë jashtë në korner.

Në pjesën e dytë Barcelona ishte më të mirë dhe rrezikuan disa herë portën kundërshtare.

Por, gjërat për Blaugranan do të keqësoheshin në minutat në vazhdim pasi që me karton të kuq do të përjashtohej Frenkie de Jong.

Pavarësisht një lojtari më pak, Barcelona sulmoi disa herë me Depay por që priti portieri i vendasve.

Me këtë barazim, Barcelona është në vendin e 7 në La Liga, shtatë pikë më pak se Real Madridi që është në vendin e parë me 16 pikë.

(Kosova Sot Online)