Agjenti i Asensios: “Ancelotti e bllokoi largimin e tij”

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 08:49
Agjenti i Asensios: “Ancelotti e bllokoi largimin e tij”

Nuk mungojnë ofertat për Marco Asension.

Horacio Gaggioli, reprezentuesi i mesfushorit të Real Madridit, ka zbuluar në El Larguero të Cadena SER se Real Madridi ishte i gatshëm ta lërë të largohet Marco Asension.

Sipas tij, klubi ka shumë besim në Asension dhe për të luajtur më shumë, ka mundur të largohet në formë huazimi te një klub tjetër, për të rifituar besimin e humbur pas lëndimit të rëndë, këputjes së ligamenteve.

Sido që të jetë, agjenti i lojtarit tani zbulon se gjithçka bllokoi Carlo Ancelotti, duke ia bërë me dije lojtarit që ka besim te ai, teksa ia ka sqaruar se me të, do të luajë si mesfushor, jo më si sulmues anësor..

“Shumë klube janë paraqitur duke thënë se Marco do të luante si 10 për të rikuperuar versionin e tij më të mirë, por Ancelotti i tha: ‘Unë kam besim te ti’. Dhe si mund të thuash jo? Kjo ka ndodhur hiq më larg se katër ditë më parë. Ancelotti e frenoi largimin e Asensios. Reali ishte i gatshëm ta lërë të largohet për të mirën e tij, klubi ka besim në të dhe donin që të largohet për të rikuperuar më të mirën”, u shpreh agjenti i Marcos.

“Marco ishte shumë i lumtur të mërkurën kur mësoi se do të luajë si mesfushor, ai mund të luajë edhe në pozicione të Kroos dhe Modric, mesfushor i avancuar”.
(Kosova Sot Online  )