Lexoni edhe:
Vendimi për targat s’është i vetmi, pesë masat e tjera të reciprocitetit të Kosovës ndaj Serbisë
Ronald Koeman është i zemëruar që Barcelona e tij gaboi në udhëtim te Cadizi. Barça mori vetëm një pikë duke barazuar 0-0 me Cadizin, sfidë në të cilën u përjashtua nga loja në pjesën e dytë, Frenkie de Jong. Në fund të ndeshjes, u përjashtua edhe trajneri, Koeman, i cili ka mbetur i zemëruar me një gjë të tillë.
“Në këtë vend ju përjashtojnë pa bërë asgjë. Të gjithë e kanë parë që kishte dy topa në fushë, përveç gjyqtarit. Kjo flet vetë. Nuk ishte për shkak të nervozizmit. Unë i kam thënë zyrtarit të katërt se ishin dy topa, asgjë tjetër, por këtu ata ju përjashtojnë për asgjë”, u shpreh Koeman.
Pas pesë ndeshjeve në La Liga, Barça regjistron dy fitore dhe tri barazime, ka grumbulluar nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në renditje.
(Kosova Sot Online )