Të gjithë gishtin kah Depay, Pique me duart në kokë – si i humbi këto mundësi!

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 10:07
Të gjithë gishtin kah Depay, Pique me duart në kokë – si i humbi këto mundësi!

Memphis Depay është vërshuar nga kritikat.

Sulmuesi i ri i Bayern Munich mund t’ia kishte fituar tri pikë të arta Barcelonës kundër Cadiz, nëse veç pak do të ishte treguar finalizues më i mirë.

Ai kishte disa mundësi të mira shënimi gjatë gjithë ndeshjes, veçohen në minutat 51’ dhe në fund krejt, në atë të 94’, por Depay nuk shënoi dhe Pique, i cili ia pasoi topin, thjesht s’mund ta besonte për këtë mundësi të artë të humbur.

Në fund, Barça mori vetëm një pikë duke barazuar 0-0 me Cadizin dhe pas pesë ndeshjeve në La Liga, tashmë regjistron dy fitore dhe tri barazime, ka grumbulluar nëntë pikë dhe gjendet në pozitën e shtatë në renditje. 

(Kosova Sot Online )