Hakimi e shqetëson PSG-në, nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Real Madrid

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 14:50
Hakimi e shqetëson PSG-në, nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në Real Madrid

Largimi i Achraf Hakimi po konsiderohet si një ndër gabimet më të mëdha që Real Madridi i ka bërë në vitet e fundit.

Për dy vite në formë huazimi te Borussia Dortmundi, Hakimi u rrit shumë si lojtar dhe kur u mendua se do të kthehet në Madrid, Reali e shiti te Interi për 40 milionë euro.

Për një vit në Itali, ai u rrit edhe më shumë si lojtar, bashkë me të edhe vlera e tij dhe Interi e shiti te PSG për 70 milionë euro.

Ai tashmë po konsiderohet si një ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në botë, derisa Reali po vuan në atë pozicion, pasi Dani Carvajal ka së paku një vit që nuk e lënë rehat dëmtimet.

Sido që të jetë, Hakimi mund ta veshë edhe njëherë fanellën e bardh, ose të paktën shpreson ta bëjë, por  kur, është diçka që nuk dihet në futboll.

“Reali është klubi i fëmijërisë, falë të cilit unë jam ku jam. Kam qenë atje për shumë vite, i jam mirënjohës për gjithçka. Për momentin, nuk kam pasur mundësinë për të triumfuar atje, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të sjellë e ardhmja”, u shpreh Hakimi.

Achraf është njeriu i momentit te Parisi.

Ditë më parë ai shënoi dy gola, njërin në minutën e 94’, për t’ia siguruar tri pikë dramatike PSG-së. 

(Kosova Sot Online )