Bebe Rexha reagon për përleshjen e Florian Markut me ukrainasin

  • G.G /
  • 24 September 2021 - 15:47
Bebe Rexha reagon për përleshjen e Florian Markut me ukrainasin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar në lidhje me përleshjen e Florian Markut me kundërshtarin gjatë konferencës.

Ajo ka shpërndarë videon e boksierit shqiptar me ndjekësit e saj në Instagram, duke e publikuar në InsatStory.

“Damn (Oh dreq)”, ka shkruar Bebe përmbi postimin e saj.

Kujtojmë që dyshja do të përballen të shtunën mbrëma në stadiumin “Tottenham Hotspur” në Londër. Por gjatë konferencës, nuk ka shkuar gjithçka siç duhet, pasi Marku i nervozuar është acaruar dhe ka sulmuar kundërshtarin e tij.

Reagimi i shqiptarit ndaj kundërshtarit ukrainas është bërë viral në rrjet, duke u shpërndarë nga të gjithë.

(Kosova Sot Online)