Marku dështon në matjet zyrtare, meçi pranë anulimit

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 16:37
Marku dështon në matjet zyrtare, meçi pranë anulimit

Boksieri shqiptar, Florian Marku ka dështuar në matjet zyrtare për meçin me Maxim Prodan, që zhvillohet nesër në mbrëmje.

Marku dhe Prodan pritet të luftojnë për titullin e peshave të mesme, por shqiptari nuk ishte në peshën e kërkuar, duke peshuar gati dy kilogramë më tepër.

Florian Markut i mbetet të provojë edhe njëherë veten në matje pas dy orëve.

Prodan ishte në rregull në matje, ndërsa dueli mund të dështojë nëse Marku nuk është brenda peshës së lejuar.

(Kosova Sot Online )