Messi mungon ndaj Montpellier, në dyshim edhe për Man Cityn

  • S.A /
  • 24 September 2021 - 16:49
Messi mungon ndaj Montpellier, në dyshim edhe për Man Cityn

Aventura e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

Argjentinasi nuk arriti të lërë gjurmë në tri ndeshjet e luajtura, teksa së fundmi edhe pësoi një lëndim, shkruan 

Në ndeshjen kampionale ndaj Lyonit, Messi u zëvendësua rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes.

Ai mungoi ndaj Metz, kurse sot PSG konfirmoi se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të mungojë edhe në ndeshjen e nesërme ndaj Montpellier. Kurse është në dyshim të madh edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt që zhvillohet të martën. 

(Kosova Sot Online )