Pjesa e parë: Bayerni në epërsi të dyfishtë ndaj Greuther Furth

  • E.K /
  • 24 September 2021 - 22:26
 Pjesa e parë: Bayerni në epërsi të dyfishtë ndaj Greuther Furth

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Greuther Furth dhe Bayern Munich, e vlefshme për xhiron e gjashtë në Bundesligë.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0:2 në të mirë të kampionit aktual gjerman.

Golin e parë në ndeshje e realizoi Thomas Muller në minutën e 10-të të ndeshjes.

Ndërsa, goli i dytë erdhi pas gjysmë ore lojë. Ishte Joshua Kimmich i cili e dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Sane.

(Kosova Sot Online)