Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante

  • S.A /
  • 25 September 2021 - 12:02
Superliga e Kosovës me dy ndeshje interesante

Sot zhvillohen dy ndeshje të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në stadiumin e qytetit në Suharekë do të takohen Ulpiana dhe Dukagjini.

Ulpiana gjendet në vendin e tetë me 4 pikë, Dukagjini në atë të nëntë me dy pikë.

Sfida tjetër do të zhvillohet mes Llapit dhe Drenicës.

Llapi renditet e fundit me dy pikë, kurse Drenica e katërta me 10 pikë.

Të dy ndeshjet nisin në ora 15:00. 

(Kosova Sot Online )