Zyrtare: Fati ftohet për sfidën me Levanten

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 13:31
Zyrtare: Fati ftohet për sfidën me Levanten

Numri 10 i ri i Barçës ka marrë dritën e gjelbër nga mjekët dhe është ftuar për ndeshjen e së dielës që Barcelona do ta zhvillojë në Camp Nou me Levanten.

Fati, i cili ka marrë te Barcelona edhe trashëgiminë e numrit 10 që mbeti i lirë nga largimi i Lionel Messit te Paris Saint Germain, është një element tek i cili drejtuesit e Barçës dhe trajneri Koeman besojnë shumë.

Ai është ftuar tashmë për sfidën me Levanten dhe të dielën mund të debutojë me numrin 10.

Ansu Fati mund të aktivizohet si zëvendësues në sfidën e së dielës ndaj Levantes dhe mund të luajë për të paktën 20 minuta.

Fati rikthehet kështu në një moment shumë kritik për klubin blaugrana që nuk arrin rezultatet e kërkuara dhe ka problem të mëdha ekonomike, si shpresa e madhe për ringjalljen e Barcelonës, edhe pse ndaj Levantes që të presim ndonjë mrekulli nga numri 10 do të jetë shumë e vështirë. 

(Kosova Sot Online)