Milan arrin fitore në minutat e fundit ndaj Spezias

  • G.G /
  • 25 September 2021 - 16:59
Milan arrin fitore në minutat e fundit ndaj Spezias

AC Milan ka arritur të shënojë fitore në udhëtim ndaj Spezias me rezultat të ngushtë 1:2, në kuadër të xhiros së gjashtë në Serie A.

Fitorja për Rossonerët erdhi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse ajo e dyta nisi me to. Ishte Daniele Maldini që në debutimin e tij shënoi golin e parë për mysafirët.

Spezia e gjeti golin e barazimit në minutën e 80-të kur Verde realizoi.

Dy minuta më pas Pioli inkuadroi në lojë Brahim Diazin, i cili pesë minuta më pas realizoi golin e fitores.

Me këtë fitore, Milan merr primatin në tabelë përkohësisht me 16 pikë, kurse Spezia mbetet e 17-ta me katë pikë. 

(Kosova Sot Online)