Momenti kur Usyk e shkatërroi Joshuan

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 08:58
Momenti kur Usyk e shkatërroi Joshuan

Boksieri ukrainas, Oleksandr Usyk ka arritur ta mposht Anthony Joshuan dhe të shpallet kampion bote në peshat e rënda në kategoritë WBA, IBF dhe WBO.

Meçi u zhvillua në 12 raunde, pasi asnjëri nuk arriti ta përfundonte meçin me nokaut.

Kështu, me vendim unanim, Oleksander Usyk u shpall kampion i ri i botës në tri kategori, duke e rrëzuar nga froni Joshuan.

Gjatë tërë meçit, Usyk ishte në ofanzivë dhe tregoi paraqitje shumë më të mirë sesa tashmë ish-kampioni Joshua.

Në sekondat e fundit të meçit, Usyk pati një breshëri grushtash në drejtim të Joshuas, që e dërrmuan britanikun.

(Kosova Sot Online)