Tri super ndeshje sot në Superligë, luhet derbi i Gjilanit

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 12:27
Tri super ndeshje sot në Superligë, luhet derbi i Gjilanit

Sot vëmendja e futbollit kosovar pa dyshim se do të jetë në qytetin e Gjilanit, atje ku dy ekipet rivale të këtij qyteti përballen mes vete.

Drita-Gjilani është derbi më i madh lokal në vend, teksa dy ekipet përballen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita me fitore do të merrte primatin në tabelë, kurse Gjilani me triumf sot do të hynte fuqishëm në garë për titull.

Feronikeli-Prishtina është sfida tjetër që zhvillohet sot. “Industrialistët” kanë gjashtë pikë nga pesë ndeshjet e para, kurse “Plisat” kanë një më pak. Asnjëra prej tyre nuk e ka nisur mirë sezonin e ri.

Malisheva-Ballkani është sfida e tretë e ditës së sotme. Malishevasit kanë befasuar për të mirë teksa kanë 10 pikë pas pesë xhirove, një më pak se Ballkani që prin në renditjen tabelare.

Të trija këto ndeshje nisin nga ora 15:00. 

(Kosova Sot Online)