Përleshje fizike mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

  • A.P /
  • 26 September 2021 - 16:19
Përleshje fizike mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit

Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes mes Dritës dhe Gjilanit, ka filluar një përleshje fizike mes tifozëve të të dyja ekipeve.

Kjo ndeshje po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa rezultati pas 45 minutave të parë është 0:0.

Dihet që rivaliteti i dy tifozerive nga i njëjti qytet është mjaft i madh.

Kjo ndeshje po zhvillohet në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll.

(Kosova Sot Online)