Lexoni edhe:
Trajneri i Arsenalit i brengosur me lëndimin e Xhakës
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, ka treguar se kishte luajtur i lënduar në gjashtë muajt e fundit të sezonit të kaluar. Kroos është afër rikthimit në fushën e lojës pas tre muajve mungesë, si pasojë e një lëndimi në ije. Ai nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje që prej Euro 2020 me Gjermaninë në qershor dhe që prej atëherë është duke e shëruar dëmtimin në ije. 31-vjeçari thotë se riaftësimi po shkon mirë dhe shpreson se do të rikthehet në ekipin e parë të Madridit së shpejti, pasi është ndier rehat në seancat e fundit stërvitore.
Trajneri i Arsenalit i brengosur me lëndimin e XhakësLexoni edhe:
“Jam i lumtur sepse isha në gjendje ta kryeja seancën e tretë stërvitore me ekipin pa ndier ndonjë dhimbje pas gjashtë muajve me dhimbje, prandaj ndihem shumë mirë”, tha Kroos.
“Nuk jam luajtur që tre muaj. Por e rëndësishme është se nuk më pengon. Tani mund të filloj të flas për ndeshjet. E kemi arritur pikën ku doja të arrija”, shtoi ai.
“Në mars fillova ta ndiej një shqetësim dhe e dija se kisha diçka në ije. Aty e kuptova se nëse do të vazhdoja të luaja do të vija në një pikë kur nuk do të isha në gjendje të luaja më, por ishte e vështirë të ndalesha sepse duhej të luaja në çerekfinale dhe gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në Euro 2020”, tregoi ai.
(Kosova Sot Online )