Lojtari të cilin Alex Ferguson u pendua që nuk mundi ta transferonte në Man United

  • S.A /
  • 28 September 2021 - 09:35
Lojtari të cilin Alex Ferguson u pendua që nuk mundi ta transferonte në Man United

Sir Alex Ferguson ka thënë se Paul Gascoigne është futbollisti për të cilin gjithmonë do të ndiejë pendesë pse nuk arriti ta blinte në Manchester United.

Unitedi ishte shumë afër ta blinte mesfushorin sulmues nga Newcaslte në vitin 1988 dhe më vonë Gascoigne shkroi në autobiografinë e vet se i kishte premtuar Fergusonit se Old Traffordi do të ishte destinacioni i tij.

Por Gascoigne iu bashkua Tottenhamit në vend të Unitedit dhe i kaloi pesë vjet në Londrën veriore para se të kalonte në Lazio. Ferguson beson se ish-ylli i Anglisë do të kalonte shumë më mirë në United sesa në Spurs dhe ishte zhgënjyer që skuadra e tij nuk kishte arritur ta blinte atë.

I pyetur se cili është lojtari për të cilin pendohet që nuk e ka blerë, Ferguson tha: “Në realitet, duhet të thoni, është vetëm një lojtar i cili gjithmonë më vjen në mendje dhe ai është Gascoigne”.

“Ai ishte plotësisht fantastik. Mendoj se, nëse do ta kishim blerë, ai do të kishte pasur karrierë madhështore, vërtet mendoj kështu. Nuk po them se ai nuk ka pasur karrierë të mirë, por me ne do të kishte pasur karrierë më të mirë”, shtoi ai.

Image

(Kosova Sot Online )