Ish-bashkëlojtari i Ronaldos në Man United tani shet qumësht

  • S.A /
  • 28 September 2021 - 10:10
Ish-bashkëlojtari i Ronaldos në Man United tani shet qumësht

Richard Eckersley ishte dikur një mesfushor shumë premtues i Akademisë së Manchester Unitedit. Ai e ka pranuar se ka përfunduar në shitës qumështi nga një lojtar që dikur ushtronte përkrah Cristiano Ronaldo.

Eckersley debutoi për Unitedin në vitin 2009, megjithëse ndeshja e tij e fundit në futbollin profesional ishte në vitin 2015 me Oldham Athletic. “Oldham nuk kishte as para e as shpresë. Po ktheheshim nga një dasmë, e kishim një foshnje të porsalindur, dhe i thashë gruas sime se doja ta lija futbollin”, tha Eckersley për The Athletic.

“Ishte një lehtësim, kisha mjaftueshëm para për gjashtë apo një vit”, shtoi ai.

Ronaldo u kthye në United pas 12 vjetëve dhe Eckersley thotë se portugezi ia kujton kohën kur ushtronin bashkë në klubin e Premierligës.

“Kam menduar për Cristiano Ronaldon që është kthyer në United, herën e fundit kur ai ishte atje isha edhe unë, po ushtroja me të por tani unë merrem me produkte të qumështit, shes qumësht tërshëre”, tregoi ai.

I pyetur për hollësitë nga jeta e tij tani, ish-mesfushori u shpreh se jeta që gëzon i sjell lumturi.

“Ne kemi në pronësi një shtëpi dhe kopshtin tonë ku e prodhojmë ushqimin tonë. Ne i prodhojmë 25.000 litra qumësht në muaj në shishe të xhamit”, nënvizoi ai.

(Kosova Sot Online )