Krasniqi: Krenar që është materializuar Qendra Kombëtare e Xhudos në Pejë

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 15:24
Krasniqi: Krenar që është materializuar Qendra Kombëtare e Xhudos në Pejë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se është krenar që nisma e mëhershme për Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë, është materializuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi tha se Kosova duhet investuar edhe më tej për të zhvilluar sportin e xhudos.

Postimi i plotë:

Shumë krenar që nisma e mëhershme për Qendrën Kombëtare të Xhudos në Pejë, sot është materializuar, për të shërbyer si adresë e ngritjes së sportit të xhudos për të rinjtë e Pejës dhe mbarë Kosovës, duke ndjekur shembullin e të Artave tona, Majlindës, Distrias dhe Norës.
Ky sport ndërkombëtar që vajzat tona dhe mjeshtri Driton Kuka na e kanë bërë pjesë të historisë sonë si komb, tani e tutje do të zhvillohet në parametra të rinj e të organizuar.

Besimi në të rinjtë dhe të rejat tanë, na ka shpërblyer të gjithëve pa dallim. Prandaj duhet të punojmë e investojmë edhe më tej, për t’iu hapur atyre dritare të reja e perspektivë, që duke vënë në jetë talentin dhe shkathtësitë e tyre, jo vetëm të vazhdojnë të na bëjnë neve krenarë, por ta bëjnë Kosovën shtet të kampionëve, në lartësitë më të mëdha të sportit ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)