Italia dhe Argjentina përballen për trofeun Copa EuroAmerica

  • A.P /
  • 28 September 2021 - 16:25
Italia dhe Argjentina përballen për trofeun Copa EuroAmerica

Fituesi i Kampionatit Evropian, Italia dhe fituesi i Copa Americas, Argjentina do të përballen me njëri-tjetrin në kuadër të trofeut të ri Copa EuroAmerica.

CONMEBOL ka njoftuar se është arritur marrëveshja me UEFA-n për këtë ndeshje që do të përfshijë fituesin e Kampionatit Evropian dhe fituesin e Copa Americas.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, stadiumi se ku do të luhet ndeshja mes Italisë dhe Argjentinës nuk është caktuar ende.

Kështu, Messi do ta ketë edhe një mundësi të fitojë një tjetër trofe me Argjentinën. 

(Kosova Sot Online)