Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan dhe Suharakë

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 10:38
Sot zhvillohen tri ndeshje interesante në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan dhe Suharakë

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar tri ndeshje të vlefshme për javën e shtatë në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Superliga e Kosovës luan në mesjavë këtë xhiro dhe nuk mungojnë takimet interesante, pasi skuadrat kanë filluar të komponohen dhe ta marrin formën.

Kështu, dita e sotme na sjell tri takime interesante nga java e shtatë, takimet që të gjitha do të zhvillohen nga ora 15:00. Ndeshja më interesante e ditës mendohet të jetë ajo në mes të Gjilanit dhe Llapit, e cila zhvillohet në “Stadiumin e Qytetit”.

Takim interesant pritet të jetë edhe ai në Suharekë, ku lideri Ballkani e pret Feronikelin.

Përballja e fundit, por jo më pak interesante është ajo në mes të dy ekipeve në formë, Drenicës dhe Malishevës, takim që zhvillohet në Skenderaj.

( Kosova Sot Online )