Goli i çmendur i Sebastian Thill të Sheriff Tiraspol që heshti Bernabeun në minutën e fundit

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 11:39
Goli i çmendur i Sebastian Thill të Sheriff Tiraspol që heshti Bernabeun në minutën e fundit

Sheriff Tiraspol mundi Real Madridin me rezultat 2-1 në Santiago Bernabeu falë një goli të pabesueshëm të minutës së fundit të shënuar nga Sebastian Thill.

Skuadra moldave po luan në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori dhe bëri befasinë e madhe të martën në mbrëmje.

Ata fituan ndaj klubin më të trofeshëm të garës, 13 herë kampionët e Real Madridit me rezultat të ngushtë 2-1.Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Karim Benzema (65’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Jasur Jakhshibaev (25’) dhe Thill (90’).

Megjithatë, goli i fundit dhe i fitores për klubin moldav ka ‘vjedhur’ gjithë vëmendjen.

Thill shënoi një gol të çmendur nga distanca në minutën e fundit të ndeshjes, duke heshtur gjithë Bernabeun.

Mesfushori menjëherë hoqi fanellën e tij në festën e golit dhe bashkëlojtarët iu bashkuan në këtë festë të golit historik.

 https://youtu.be/I0bZisOKITA?t=7

 

(Kosova Sot Online )