Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Juventus – Chelsea

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 12:44
Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim: Juventus – Chelsea

Juventusi dhe Chelsea do të luajnë mes vete në ndeshjen derbi të vlefshme për xhiron e dytë të Grupit H në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët janë nikoqir të Bluve në takimin i cili pritet të zhvillohet në Itali nga ora 21:00. Vendi: Allianz Stadium (Torino)

Koha: 21:00. Lajme rreth ekipeve

Juventusi

Paulo Dybala dhe Alvaro Morata u detyruan të dy të largohen nga fitorja 3-2 ndaj Sampdoria të dielën, me të parin që me siguri do mungoj sot kundër Chelseat.

Kaio Jorge dhe Arthur Melo gjithashtu janë jashtë fushave dhe mungojnë sot.

Dejan Kulusevski ka të ngjarë të zëvendësojë Dybalan së bashku me Moise Kean që pritet të luajë në vend të Moratas.

Thomas Tuchel ka konfirmuar se Mason Mount, Reece James dhe Christian Pulisic janë të gjithë jashtë për ndeshjen e sotme ndaj Juventusin për shkak të lëndimit.

N’Golo Kante gjithashtu ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të mungojë deri pas pushimit ndërkombëtar.

Jorginho u largua me një goditje në humbje ndaj Manchester City të shtunën, por Tuchel do të shpresojë që ta ketë atë të aftë duke pasur parasysh formën jo të mirë të Saul Niguez.

Thiago Silva pritet t’i bashkohet treshen në qendër të mbrojtjes, me Cesar Azpilicueta që do të kalojë në krahun e djathtë për të plotësuar pozitën e James.

Hakim Ziyech dhe Kai Havertz pritet të luajnë pas shpinës së sulmuesit kryesor, Romelu Lukaku. Fakte

Janë shënuar më pak se 3 gola në 9 ndeshjet e fundit të Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Janë shënuar mbi 3 gola në 7 ndeshjet e fundit të Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka mbajtur portën e paprekur në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Chelsea ka fituar 3 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka shënuar të paktën 2 gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka parë mbi 3 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Juventusi ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Analizë

Juventusi ka rifilluar të gjej formën në Serie A, pas fitoreve me rezultatin e njëjtë 3-2 ndaj Spezias dhe Sampdorias, por ky sukses erdhi me një kosto pasi dy yjet, Dybala dhe Morata u lënduan. Mos prania e tyre sot është një goditje e madhe.

Fillimi i sezonit në ligë si i pamposhtur nga Chelsea përfundoi të shtunën pasi Blutë u mposhtën 1-0 nga Manchester City. Kjo do të jetë hera e parë që Blutë përballen me Zonjën e Vjetër që nga viti 2012, kur humbën 3-0 në Torino.

Megjithatë, duke pasur parasysh fillimin e dobët të sezonit nga Juventusi, Chelsea duhet të ketë atë që duhet për t’u rikthyer nga zhgënjimi i së shtunës.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro; Chiesa, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Kulusevski, Kean; 

Chelsea: Mendy; Christensen, Silva, Rudiger; Azpilicueta, Jorginho, Kovacic, Alonso; Ziyech, Havertz; Lukaku;Parashikimi: Juventusi 1-2 Chelsea

(Kosova Sot Online )