Cristiano Ronaldo sonte shkruan historinë në Champions League

  • S.A /
  • 29 September 2021 - 16:45
Cristiano Ronaldo sonte shkruan historinë në Champions League

Cristiano Ronaldo do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve sonte në “Old Trafford” duke regjistruar plot 178 të tilla.

Në moshën 36 vjeçarë portugezi nëse ndodh ndonjë suprizë dhe luan, do të lërë pas disa ikona si, Iker Casillas (177), Xavi Hernandez (157), Lionel Messi (151) dhe Raul (142).

Që nga rikthimi i tij te United, ai ka shënuar tre gola në Premier League dhe një në Champions League, ndeshjen e parë kundër Young Boys edhe pse nuk mjaftoi që skuadra e tij të merrte qoftë edhe një pikë.

Ronaldo është gjithashtu golashënuesi më i mirë i kompeticionit me 135 gola dhe sonte ndaj Villerral do të synojë ta përmirësojë akoma më shumë këtë rekord.

(Kosova Sot Online )