Messi bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që shënon 17 sezone me radhë në Champions League

  • A.P /
  • 29 September 2021 - 19:14
Messi bëhet vetëm lojtari i dytë në histori që shënon 17 sezone me radhë në Champions League

Pas disa përpjekjeve, Lionel Messi ia ka arrit që të shënojë golin e parë me fanellën e Paris Saint Germain.

Leo realizoi në fitoren 2-0 të PSG-së kundër Manchester City në Champions League.

UEFA ka reaguar menjëherë, duke bërë të ditur se pas këtij goli, Lionel Messi bëhet vetëm futbollisti i dytë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon 17 sezone me radhë, pas Karim Benzemas.

Goli i parë për PSG-në në Champions, ishte i 121-ti në karrierë për Leon në garën më të madhe për klube.

(Kosova Sot Online)