Trajneri i Chelseat pas humbjes kundër Juventusit: S’e di pse nuk luajtëm mirë

  • G.G /
  • 30 September 2021 - 08:30
Trajneri i Chelseat pas humbjes kundër Juventusit: S’e di pse nuk luajtëm mirë

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se nuk e di pse skuadra e tij nuk luajti mirë në humbjen 1:0 kundër Juventusit të mërkurën në Ligën e Kampionëve.

Federico Chiesa e shënoi golin e triumfit për Juven vetëm 10 sekonda brenda pjesës së dytë në Allianz Stadium.

Kjo është humbja e dytë e të kaltërve brenda pesë ditëve, pasi u mposht edhe nga Manchester City të shtunën në Premierligë.

Në këto dy ndeshje, Chelsea e ka bërë vetëm një goditje brenda kornizës së portës.

“Mendoj se ishim paksa të ngadalshëm dhe të lodhur, mendërisht të ngadalshëm në marrjen e vendimeve. Prandaj është ndeshje e çuditshme për ta analizuar”, tha Tuchel.

Ai shtoi: “Ne ishim shumë të mirë në stërvitje dje, por jo mjaftueshëm të mirë, jo të lirë sot. Nuk e di pse, kështu ishte i tërë ekipi”. 

(Kosova Sot Online)