Koeman s’e ka ndërmend të largohet: E kam përkrahjen e klubit dhe të lojtarëve

  • S.A /
  • 30 September 2021 - 09:43
Koeman s’e ka ndërmend të largohet: E kam përkrahjen e klubit dhe të lojtarëve

Ronald Koeman ka këmbëngulur se e ka përkrahjen e Barcelonës dhe të lojtarëve, pas një humbjeje tjetër turpëruese 3:0 kundër Benficës në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Benfica e mposhti 3:0 Barçën të mërkurën, duke ia shkaktuar disfatën e dytë radhazi me të njëjtin rezultat, pasi Bayern Munich e kishte mundur në ndeshjen hapëse të grupit javë më parë.

Kjo është hera e parë që katalonasit i humbin dy ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve.

Presioni ndaj trajneri holandez është duke u shtuar tej mase, pasi Barça e ka fituar vetëm njërën prej pesë ndeshjeve të fundit.

Mesfushorët Frenkie de Jong dhe Sergio Busquets e mbrojtën Koemanin edhe pas  turpërimit në Lisbonë dhe ai beson se e ka përkrahjen edhe të klubit.

“Ndihem i përkrahur nga lojtarët dhe qëndrimi i tyre”, tha Koeman pas ndeshjes.

“Mund të flas vetëm për punën që e bëj me ekipin. Nuk e di për të tjerët por e di për klubin”, shtoi ai.

Së fundmi u raportua se marrëdhëniet mes Koeman dhe Joan Laporta janë përkeqësuar dhe rezultatet si ai i së mërkurës nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e tyre. 

(Kosova Sot Online )