Reali ia mësyn Cavanit

  • S.A /
  • 30 September 2021 - 14:37
Reali ia mësyn Cavanit

“Los Blancos” janë të vendosur ta transferojnë sulmuesin uruguaian të Manchester Unitedit pasi nuk mund të llogarisin vetëm në Karim Benzeman në qendër të sulmit gjatë krejt sezonit

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi për pjesën e dytë të sezonit.Dhe, “Los Blancos” duket se ia kanë mësyrë futbollistit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani.

Për këtë siguron mediumi “El Nacional”. Përfaqësuesi uruguaian ka konkurrencë të fortë në “Old Trafford”, sidomos pas arritjes së Cristiano Ronaldos.

Për këtë, minutazhi i vogël mund ta shtyjë atë që të largohet nga “Teatri i Ëndrrave”.

Reali nga ana e tij është i gatshëm të intervenojë qysh në janar pasi trajneri Ancelotti e do edhe një sulmues.

Kjo pasi trajneri italian nuk do të mund të llogarisë gjithmonë në Karim Benzeman. 

(Kosova Sot Online )