Goli i Messit kundër Man City zgjidhet goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 30 September 2021 - 15:32
Goli i Messit kundër Man City zgjidhet goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve

Goli i Lionel Messit në fitoren e Paris Saint-Germain kundër Manchester City të martën është zgjedhur si goli më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.

Messi e shënoi golin e parë në fanellën e PSG-së, të cilës iu bashkua si lojtar i lirë në verë, në fitoren e rëndësishme të gjigantit francez kundër kampionit të Premierligës të martën.

Superylli argjentinas e shënoi golin e dytë të PSG-së pasi u shërbye nga Kylian Mbappe, duke i ndihmuar ekipit të vet të fitojë 2:0 në Parc des Princes.

Pas 75 minutave heshtjeje në fushë, Messi erdhi në jetë në çerekun e fundit, kur vrapoi me topin për herë të parë në ndeshje, para se të shkëmbente pasime me Kylian Mbappen dhe ta fuste topin në rrjetën e Edersonit me një goditje të magjishme.

Ishte një gol i shkëlqyeshëm, jo vetëm më i miri i mbrëmjes, por i javës në Ligën e Kampionëve, sipas votës së tifozëve.

(Kosova Sot Online)