“Thumbat” e Mourinho për derbin vazhdojnë: Dominuam ndaj një skuadre të vogël

  • S.A /
  • 01 October 2021 - 12:30
“Thumbat” e Mourinho për derbin vazhdojnë: Dominuam ndaj një skuadre të vogël

Jose Mourinho i është gëzuar fitores së arritur në Conference League kundër Zorya Luhansk.

Italianët kryesojnë grupin e tyre me 6 pikë në  2 ndeshje, por ende nuk e kanë harruar humbjen në derbi kundër Lazios. Trajneri Jose Mourinho foli për “Sky Sport Italia” dhe nuk komentoi vetëm triumfin ndaj ukrainasve.

Një “thumb” për Lazion, që më pas nuk ka marrë përgjigje nga Maurizio Sarri.

“Rezultati është ai që më pëlqeu më shumë. Para disa ditësh dominuam përballë një skuadre që dukej e vogël dhe humbëm ndeshjen, ndërsa sot fituam. Kemi 6 pikë dhe tashmë mungojnë 5 ose 6 pikë të tjera për t’u kualifikuar në turin tjetër të turneut”, u shpreh Mourinho.

(Kosova Sot Online )